Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur edhe njëherë për biseksualitetin e saj, duke shpjeguar sesi nuk sheh më gjini apo fytyra.
Teksa flet ekskluzivisht për ‘Daily Star Online’ në intervistën e saj për ‘GQ Men of the Year Awards’ në Londër, Rita, 28 vjeçe, pranoi se e sheh si zhgënjyese të lidhet vazhdimisht me çdo njeri të ri me të cilin është fotografuar.
Rita, e cila sapo ka përfunduar turneun e saj botëror ‘Phoenix’, tha: “Sigurisht që më shqetëson pasi nuk ndodh me djemtë. “Pse njerëzit nuk supozojnë se djali është me vajzën? Është gjithmonë ajo vajzë me atë djalë”.
“Unë kam shumë miq meshkuj, meshkuj shumë tërheqës dhe ata janë miqtë e mi të mirë”. “Kjo nuk do të thotë që ju duhet të jeni në lidhje me ata që i njihni”.
Siç theksoi Daily Mail, biondja ka qenë e hapur për seksualitetin e saj edhe më parë dhe madje këtë e ka diskutuar në këngën “Girls”, me Cardi B, Bebe Rexha dhe Charli XCX.
Këngëtarja po ashtu tha se ka pasur marrëdhënie romantike me burra dhe gra gjatë gjithë jetës së saj. /Telegrafi/