Site icon Telegrafi

Rita Ora thotë se kënga e saj e re mund të ndihmojë këdo që ndjehet “i thyer” pas një ndarje

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora ka thënë që kënga e saj e re “How to be lonely” mund të ndihmojë këdo që të kapërcejë një ndarje.

Ylli i popit, 29 vjeçe, tregoi se këngëtari-kantautori skocez Lewis Capaldi, i cili është kompozitori i këngës së saj të re, e ndihmoi atë “t’i vinte gjërat në perspektivë”.

Ajo u shfaq në emisionin BBC Radio 2 të Dermot O’Leary për të promovuar projektin e ri muzikor, shkruan Evening Express UK.

Ora tha: “Unë pata këtë mundësi të mrekullueshme për ta incizuar këtë këngë disa javë më parë, e cila mund të jetë me të vërtetë e përshtatshme për ne tani, e cila flet për ndjenjën e të qenurit vetëm dhe si të jemi vetëm”.

Prezantuesi i emisionit O’Leary sugjeroi që titulli i këngës të kishte marrë një kuptim të dytë tani që kombi ishte duke u izoluar për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

“Nuk është aq çmenduri?”, tha Rita me shaka para se të shtonte: “Jo, ishte më shumë e bazuar në mua, pas një ndarje, dhe unë mendova: ‘Zot, unë jam në gjithçka vetëm’”.

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

“Kjo ta shpif, kjo është e tmerrshme, dhe pastaj kjo ndodhi dhe unë mendova: ‘Wow, kjo me të vërtetë ka kuptim’, sepse më bëri të ndjehem më mirë”, tha Ora.

Ora adresoi gjithashtu efektin e shpërthimit të coronavirusit në NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar).

Lexo po ashtu Të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, familja Ora nisin një sfidë të re dhe mjaft qesharake në rrjetet sociale

Ajo tha: “Epo, për ironi, nëna ime në të vërtetë punon për NHS, kështu që unë në të vërtetë di shumë më tepër, ju e dini, për të gjithë mjekët që janë duke e vendosur veten në vijën e parë dhe si kujdesen ata dhe, ju e dini, çfarë ata në të vërtetë po bëjnë, dhe mungesa e gjumit dhe shërbimi 24-orësh është një gjë e vërtetë, e vërtetë, e vërtetë që po ndodhë”, shtoi këngëtarja me origjinë shqiptare.

Përndryshe nëna e Ritës, Vera Sahatçiu-Ora punon në NHS si psikiatre. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version