Site icon Telegrafi

Rita Ora thotë se gjithçka ndryshon pasi mbushi 30 vjeç: Nuk mund të bëjë gjëra sikur më parë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, duket të ketë hequr dorë nga organizimi i festave.

Në një intervistë të realizuar gjatë qëndrimit në Australi, ajo ka treguar se dëshiron të merret më shumë me muzikës, shkruan Daily Mail

“Mendoj se sa më shpejt që mbush 30 vjeç, ditën e nesërme gjithçka ndryshon. Fillon të mendosh se ke rrudha”, u shpreh ajo.

Tutje Rita shtoi: “Nuk mund të bëjë gjëra sikur më parë. Këndoj më mirë, por jo edhe ka humbas zërin”.

Ajo po ashtu është shprehur se është pishman për një sërë tatuazhesh që ka bërë, të cilat pretendon edhe t’i fshijë me kohë.

Artistja përndryshe u përfol shumë pasi theu rregullat antiCOVID për festën e ditëlindjes së saj, duke paguar më pas 10 mijë funta policisë angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version