Telegrafi

Rita Ora i thotë ‘PO’ martesës: Kush është dhëndri i ardhshëm i Kosovës? (Foto)

Rita Ora ka kohë që nuk e kemi parë në lidhje me ndonjë mashkull.

Por, së fundi këngëtarja shqiptare ka pranuar propozimin e Nicholas Grimshaw.

Kështu së paku bën të ditur vet këngëtarja përmes llogarisë në Instagram teksa merr propozimin prej Nickut, transmeton Telegrafi.

“Po do të martohem me ty”, ka shkruar në Instagram, Rita, gjersa ka treguar se do të jetë edhe mysafire e Radios BBC1.

Por, shtrohet pyetja se kush është Nicholas Peter Andrew “Nick” Grimshaw?

Ai është prezantues në radion BBC. Britaniku është 32-vjeçar dhe së fundi ka qenë moderator i Breakfast Show të radio publike britanike.

Vjen prej qytetit të Manchesterit ndërsa aktualisht jeton në Londër.

Nicku ka punuar edhe në Channel 4 dhe për emision e këtij televizioni, Chart Show. Në vitin 2015 ishte edhe një prej gjyqtarëve të X Factor britanik. /Telegrafi/