Site icon Telegrafi

Rita Ora do të vijë me mision të veçantë në Kosovë gjatë muajit prill

Rita Ora në Kosovë më 17 shkurt 2018 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Rita Ora dhe marka gjermane e modës “Escada” janë duke u përgatitur për një kauzë të përbashkët: Moda për gratë e pavarura dhe të forta për t’i ndihmuar ato të bëhen të forta dhe të pavarura.

Këngëtarja shqiptare u emërua ambasadore e shtëpisë së modës “Escada” në janar, duke bashkuar forcat me drejtorin e dizajnit global “Escada”, Niall Sloan, për të krijuar një koleksion të veçantë të çantave që debutoi të enjten më 28 mars në dyqanet online të “Escada”, dhe janë në shitje në mbarë botën për 1,195 dollarë.

Rita Ora është bërë imazh i markës “Escada” që nga janari i vitit 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Nga çdo produkt i shitur, 40 euro do të shkojnë për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarat femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre. Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë.

Pasi u largua nga vendi i saj lindjes në moshën njëvjeçare, Ora nuk e kujton personalisht krizën ballkanike të viteve 1990, por ajo ka lidhje shumë të ngushta me vendin e saj të lindjes. “Unë kthehem sa më shpesh që të mundem; është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, tha Rita Ora për The Hollywood Reporter.

Kosova gjithashtu e bëri Ritën një ambasadore. “U nderova me titullin disa vjet më parë nga ish-Presidentja Atifete Jahjaga”, tha ajo, duke shtuar se do të kthehet në Kosovë në prill për të bërë disa punë bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Rita Ora vjen në prill me mision të veçantë në bashkëpunim me UNICEF (Foto: Jacopo Raule/Getty Images/Guliver)

Ora e takoi dizajnerin Sloan në Londër vitin e kaluar dhe ata “u lidhën menjëherë” me një dëshirë të përbashkët për të sjellë një avantazh bashkëkohor në markën e themeluar nga ish-modelja suedeze, Margaretha Ley dhe bashkëshorti Wolfgang me të cilin patën suksesin më të madh në vitet 80 dhe 90 me kombinime të gjalla me ngjyra të theksuara me synim të kompanisë për të “demokratizuar vlerat e larta të haute couture”, sipas faqes së internetit të Escada-s, dhe për të sjellë një qasje më joshëse. Evangelista, Cindy Crawford, Christy Turlington, Naomi Campbell, Stephanie Seymour, Karen Mulder, Paulina Porizkova, Nadja Auermann, Gail Elliot dhe Rachel Zimmermann, janë emrat që kanë përkrahur rritjen e kësaj marke.

“Është një markë me të cilën jam rritur dhe një markë e trashëgimisë kryesore me copa të pabesueshme në arkivat e tyre”, ka thënë këngëtarja shqiptare, e cila gjithashtu bashkëpunoi me Giuseppe Zanotti në një koleksion këpucësh gjatë këtij viti.

Rita Ora (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Përndryshe, hera e fundit që Rita Ora ishte në Prishtinë, ishte 17 shkurti i vitit 2008, ku ajo performoi në qendër të kryeqytetit me rastin e kremtimit të 10 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version