Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka nisur vitin 2023 me pushime në një vend ekzotik.
Këngëtarja, e ndjekur nga miliona fansa, ka shpërndarë së fundmi disa imazhe të reja në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për disa fotografi ku shfaqet nga një plazh me bikini ngjyrë të gjelbër të kombinuar me portokalli.
Dukjen e ka kompletuar me një pelerinë shumëngjyrëshe, shami në kokë dhe një palë syze katrore.
Biondja natyrisht është shfaqur pa makijazh, ndonëse komplimentohet shpesh për të tilla paraqitje.
Viti i kaluar për yllin botëror ka qenë po ashtu shumë i suksesshëm me këngë e evente të shumta.
Ajo në 2022 u tha se i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë me regjisorin Taika Waititi.
Çifti u martuan në një ceremoni private me miqtë e ngushtë dhe familjen. /Telegrafi/