Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, aktualisht është një nga femrat më të kërkuara e më të pëlqyera në tregun ndërkombëtar.
Ajo deri më tani ka realizuar një sërë projektesh e bashkëpunimesh të suksesshme, ndërsa edhe këtë herë ka bashkuar forcat me dy artistë të mëdhenj.
Me anë të një postimi të publikuar në rrjetin social, Twitter, Ora tregon se po vjen në bashkëpunim me Tiesto dhe Jonas Blue.
“Ritual, Shumë e emocionuar për këngën e re me Tiesto dhe Jonas Blue që publikohet të premten”, ka shkruar ajo.
Ndër tjerash, 28-vjeçarja ka finalizuar edhe dy këngë me Sean Paul që pritet t’i publikojë në ditët në vazhdim.
Rita këtë kohë është duke mbajtur koncerte të njëpasnjëshme përreth botës duke promovuar albumin “Phoenix”. Performancat e saj janë të veçanta dhe në secilën prej shfaqjeve vjen me stile të ndryshme. /Telegrafi/