Rita ora ka folur për revistën amerikane rreth asaj se sa krenare është ndjerë me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Gjatë një interviste për revistën amerikane “Paper”, këngëtarja ka thënë se ndihet e privilegjuar me mbështetjen që ka marrë prej vendlindjes.
“Ishte aq e pabesueshme të isha në Vatikan. Të jem shqiptare si Nënë Tereza dhe të kem mbështetjen nga vendi im është vërtetë e veçantë”, ka thënë Rita, e cila atë ditë ishte e veshur me një fustan elegant të zi.
Kujtojmë se këngëtarja ka interpretuar këngën “What Child Is This”, e cila ishte duartrokit prej shumë të pranishmeve në bazilikën e Vatikanit. /Telegrafi/