Rita Ora javë më parë qëndroi në Kosovë për një aktivitet humanitar në kuadër të organizatës së UNICEF-it.
Ajo së fundi ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran “20 min” teksa ka folur para festivalit të parë shqiptar në Zurich – “Alba Fest” – ku ajo do të jetë ylli kryesor krahas yjeve tjera shqiptare, më 29 dhe 30 qershor.
Biondina ka pohuar se do të ishte e mrekullueshme nëse do të incizonte një këngë në gjuhën shqipe.
“Do të ishte e mrekullueshme të incizoja një këngë në shqip ndonjë ditë”, ka thënë këngëtarja,.
E pyetur për yjet tjera shqiptare Dua Lipa e Bebe Rexha me sukses ndërkombëtar, Rita Ora ka thënë se shqiptarët e kanë në gjak muzikën e vallëzimin.
Ajo ka thënë po ashtu se njeh yjet shqiptare në Kosovë e Shqipëri duke deklaruar se është e lehtë të gjejë talentet lokale përmes internetit.
Ndryshe, Rita ka ftuar të gjithë të marrin pjesë në festivalin muzikor që do të mbahet në shtetin zviceran. /Telegrafi/