Telegrafi

Rita Ora: Do të doja të bashkëpunoja me Justin Bieberin

Rita Ora është një ndër femrat më të suksesshme shqiptare në botën e showbizit botëror.

Këngëtarja së fundi ka sjell projektin më të ri muzikor “Your Song”, i cili po pritet mirë prej publikut botëror.

Rita deri më tani gjatë karrierës muzikore ka bashkëpunuar me Chris Brown, Charli XCX dhe Igy Azalea, por së fundi ka shfaqur dëshirën të ketë një duet edhe me Justin Bieberin, transmeton Telegrafi.

E pyetur rreth bashkëpunimit me të, Rita përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se “Do të doja, natyrisht do të doja të bashkëpunoja me Bieberin”.

Lexo po ashtu Ronaldo nuk heziton t'ia bëjë 'like' videos së këngëtares shqiptare (Foto/Video)

Gjithashtu këngëtarja ka thënë se mentore të këngës do të donte ta kishte Madonnën, të cilën e konsideron si mbretëreshë të Pop-it. /Telegrafi/