Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Së fundi, bukuroshja ka konfirmuar se është në lidhje dhe se ndihet tejet e lumtur.
Këngëtarja është parë me të dashurin Andrew Watt në pushimet e fundvitit dhe dimërore.
Dyshja ka zgjedhur malet e Aspenit të Kolorados për të skijuar dhe të kaloj si duket Vitin e Ri.
Rita 27-vjeçare mbante një kostum bardhezi dhe kishte një kapelë ndërsa kishte të vendosur syze për skijim.
Andrew, i cili është i njohur me këngën “Seeing Red”, zgjodhi veshjet si të një ushtari dhe dukej shumë bukur.
Ndryshe, dyshja tash e sa kohë ka qenë në lidhje, por të cilën e kanë zyrtarizuar gjatë muajit të fundit. /Telegrafi/