“Rugby World Cup 2021” ka shpallur një listë emocionuese të artistëve që do të performojnë në Eden Park në tetor dhe nëntor, me vetëm një muaj deri në fillimin e turneut në Auckland.
Këngëtarja-kantautorja ndërkombëtare dhe kryesuesja e listës me rekorde, Rita Ora, do të bëjë hapjen e eventit për femra të Zelandës së Re në Eden Park më 8 tetor, ku të pranishëm do të jenë edhe BENEE and Shapeshifter.
Organizatorët po synojnë një rekord botëror për pjesëmarrje në një ndeshje të Kupës Botërore të Rugbyt për femra gjatë Ditës së Ndeshjes Hapëse, ku do të shfaqen: Afrika e Jugut – Franca, Fixhi – Anglia dhe duke kulmuar me Australinë që fitoi pesë herë Kupën e Botës në Rugby të Zelandës së Re, Black Ferns.
World-class women’s rugby meets world-class music
? @RitaOra
? @BENEEMUSIC
? @shapeshifternz#RWC2021 pic.twitter.com/MMUjbzfRzu— Rugby World Cup (@rugbyworldcup) September 7, 2022
Kjo do të jetë ndeshja e parë e “Black Ferns” në Kupën e Botës në Rugby para një turme vendase.
Rita Ora do të performojë në fund të ndeshjes Fixhi – Angli në ditën e hapjes dhe sërish në pjesën e parë të ndeshjes Australi – Zelanda e Re.
Shapeshifter do të interpretojë në gjysmëfinale të shtunën më 5 nëntor në fund të ndeshjes së parë dhe sërish në gjysmën e ndeshjes së dytë.
The entertainment has arrived…@RitaOra ? #RWC2021 is going to be ? pic.twitter.com/4Q9uqHoJW7
— Rugby World Cup (@rugbyworldcup) September 7, 2022
Kjo është hera e parë që në hemisferën jugore organizohet ngjarja më e madhe globale për femrat, e konkurruar nga 12 skuadrat më të mira në botë në tre vende të ndeshjeve – Eden Park, Stadium Wait? kere dhe Northland Events Centre.
Drejtoresha e Turneut të Kupës së Botës Rugby 2021, Michelle Hooper tha: “Jemi të entuziazmuar të mirëpresim Rita Orën, BENEE dhe Shapeshifter në Kupën e Botës Rugby 2021”.
Duke folur për njoftimin, Ora tha: “Mezi pres të performoj në Aotearoa dhe t’u bashkohem këtyre sportisteve të pabesueshme në një moment kaq historik për rugbyn e femrave. Jam enderuar që jam pjesë e familjes së Kupës së Botës Rugby 2021 dhe të ndaj skenën me talentë të mahnitshme teksa hedhim dritë mbi sportin e grave. Zelanda e Re ka një vend të veçantë në zemrën time dhe mezi pres të jem me tifozët, lojtarët dhe të gjithë që janë të përfshirë në turne”. /Telegrafi/