Rita Ora shkëlqeu si gjithmonë me dukjen e saj, duke u dukur e mrekullueshme edhe në sezonin e ri të “The Voice Australia”.
Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, u shfaq në rolin e gjyqtares në sezonin e ri e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë të materialit saten, i cili përmbante detaje të zbukuruara rreth trupit dhe mëngë të gjata të ngushta.
Fustani me gjatësi mesatare, i dizenjuar nga ‘Sportmax’ dhe me çmim prej 800 dollarësh, ishte i gjatë deri te kofshët dhe kishte një gjerësi të veçantë te dekolteja, shkruan DailyMail.
Rita e përshtati veshjen e saj me një rimel ngjyrë vjollce dhe aksesor me byzylyk floriri, vathë në formë të rrathëve dhe një palë taka të stilit ‘stiletto’.
Pamja e guximshme e Ritës u bë shpejt një pikë debati mes fansave, me disa kritikë që e quajtën fustanin ‘të papëlqyeshëm’ dhe ‘jo të duhurin për Ritën’.
“Rita ka nevojë për një stiliste… çfarë ka me fustanin e saj? Sytë e dhimbshëm dhe aspak lajkatarë. Duket sikur një 12-vjeçar ia doli”, komentoi një shikues, duke ironizuar kështu me shakanë se edhe një 12-vjeçar do ta stilonte më mirë atë fustan.
“Gëzohem që nuk jam e vetmja që habitem nga ajo që ajo ka veshur…”, u përgjigj një tjetër fanse.
Një tjetër kritik shtoi: “Çdo vit ‘The Voice’ nuk pushon së zhgënjyeri me stilin e tij të diskutueshëm të modës. Çfarë dreqin ka veshur Rita?”.
Pavarësisht këtyre vlerësimeve të pafavorshme, Rita arriti të siguronte edhe shumë komente të mira nga fansat që e pëlqyen stilin e saj avangardë.
“Rita duket si një kukull e bukur në ngjyrën vjollcë”, ka shkruar një fans, ndërsa një tjetër ka komentuar: “Më pëlqen ky fustan me ty”.
Të tjerë e përshkruanin pamjen e Ritës si ‘mahnitëse’ dhe ‘të çuditshme’, me një prej fansave që shkroi: “Pak e hipnotizuar me grimin e syve të Rita Orës dhe se si përputhet me veshjen e saj”.
Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” është edhe sivjet njëra nga katër anëtaret e jurisë së spektaklit “The Voice Australia”, krahas emrave të njohur si: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian. /Telegrafi/