Këngëtarja Rita Ora publikoi së fundmi projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me Aviciin.
“Lonely Together” titullohet kënga e tyre më e re, e cila është pëlqyer shumë nga publiku që në orët e para të lansimit.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, këngëtarja kosovare me famë botërore ka takuar sozinë e saj.
Fjala është për modelen Jasmine Sears e cila ka ngjashmëri të madhe me këngëtaren Ora.
Mediat britanike raportojnë se dyshja në fjalë kanë shumë raporte të mira miqësore me njëra-tjetrën.
Ndër dallimet e vetme mes Ritës dhe Jasmine është ngjyra e syve. /Telegrafi/