Duka i Kembrixhit, William, iu bashkua yjeve të muzikës: Rita Ora dhe Duran Duran në një ngjarje për të shënuar 50 vjetorin e organizatës bamirëse “Centrepoint”, në Londër.
William takoi banorët e tij të mërkurën përpara se të marrte pjesë në gala përvjetorin e bamirësisë në këtë mbrëmje.
Ai gjithashtu mbajti një fjalim në shënimin e 50-vjetorit të “Centrepoint” në Londrën veri-perëndimore, ndërsa pati rastin të takohej me artisten e famshme shqiptaro-britanike, Rita Ora.
Këngëtarja shqiptare bëri së fundmi një status në Twitter, duke shkruar se nuk do të mungojë në këtë gala mbrëmje, e cila do të ndihmojë në mbledhjen e fondeve për të pastrehët.
“Mbi 103,000 të rinj janë të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ata meritojnë një të ardhme më të mirë!! Unë po performoj në mbrëmjen gala të 50-vjetorit të @centrepointuk javën tjetër për të ndihmuar në mbledhjen e parave për kauzën, bashkohuni me mua në dhënien fund të mos-strehimit të të rinjve duke dhuruar këtu”, ka shkruar Rita Ora në Twitter.
https://twitter.com/RitaOra/status/1193602767975276544
Mbrëmja gala synon të promovojë arritjet e njerëzve të mbështetur nga “Centrepoint”, të nxjerrë në pah çështjet me të cilat përballen dhe të inkurajojë mbështetësit që të ndihmojnë në ndryshimin e historisë për të rinjtë e pastrehë.
Para mbrëmjes gala, William vizitoi Shtëpinë e re të Bamirësisë së Nxënësve në Londrën e Jugut, një shtëpi me shtatë shtretër të përbashkët për të rinjtë në programet e praktikës, ku takoi banorët dhe bëri hapjen zyrtare të ndërtesës.
“Centrepoint” mbështet më shumë se 9,000 të rinj të pastrehë në vit, duke u ofruar atyre akomodim, mbështetje shëndetësore dhe aftësi të jetës për t’i rikthyer ata në arsim, trajnim dhe punësim. /Telegrafi/