Ajo është pa diskutim një nga ikonat e modës, stili dhe kujdesi që i kushton veshjes, e kanë shndërruar këngëtaren e njohur Rita Ora në një nga të famshmet më me stil në paraqitjet e saj.
Së fundmi këngëtarja 25 vjeçare ka qëndruar disa ditë në Romë, ndërsa është kapur nga fotografët në aeroport, ku po bëhej gati për tu nisur për në Londër.
Veshja e Ritës linte të gjithë me gojëhapur, ndonëse ishte për udhëtim, ajo kishte zgjedhur të dukej mjaft sportive dhe elegante.
Këngëtarja kishte veshur një palë tuta të zeza të markës “Adidas”, gjersa në pjesën lart një bluzë të kuqe të thjeshtë, e cila nxirrte mjaft mirë në pah sensualitetin e saj.
Ndërsa gjatë zbritjes nga avioni në Londër, Rita u shfaq tejet elegante teksa kishte veshur një fustan të shkurtër të zi me një mbulesë rrjete ngjyrë të bardhë. Ajo dukej thjeshtë fantastike. /Telegrafi/