Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, këngëtarja shqiptare me famë botërore publikoi versionin akustik të katër këngëve të saj të reja.
Bëhet fjalë për këngët “Big”, “Bang Bang”, “Mood” dhe “Ther One”, të cilat janë pjesë e mini-albumit të saj më të fundit, të titulluar “Bang”.
Rita ka sjell versionin akustik të këtyre këngëve në kanalin e saj në YouTube si dhe të gjitha platformat muzikore.
Për këtë gjë, 30-vjeçarja i lajmëroi fansat përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram.
“Ngritja zërin, versioni akustik i ‘Bang’ është i dposnueshëm! Linku në bio-n time për ta shpërndarë, dëgjuar dhe më dërgoni reagime tuaja! Më lejoni të di cila është e preferuara juaj”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram.
Rita përndryshe është duke qëndruar këto kohë në Australi, pasi është zgjedhur të jetë anëtare e jurisë në spektaklin e famshëm të talenteve, “The Voice Australia”.
Ky muaj është përcjell me shumë zhvillime edhe për sa i përket jetës private të artistes, e cila i ka dhënë fund lidhjes së saj me regjisorin greko-francez, Romain Gavras. /Telegrafi/