Telegrafi

Rita Ora sjell poza atraktive dhe provokuese nga prapaskenat e dhomës së grimit

Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora duket se është duke e shijuar në maksimum aventurën e saj të re si aktore.

Ajo ka pranuar një rol të rëndësishëm filmik në projektin e ri kinematografik të quajtur “Twist”.

Ky film vjen si ripërpunim i romanit “Oliver Twist”, teksa Rita do të luajë miken e ngushtë të personazhit kryesor.

Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/ Getty Images/Guliver)

Ndonëse të enjten, ajo i njoftoi fansat e saj se nuk po ndihej edhe aq mirë me shëndet dhe ishte detyruar të marrë antibiotikë gjatë xhirimeve, në po të njëjtën ditë ajo publikoi edhe disa imazhe tjera nga prapaskenat në dhomën e grimit.

Lexo po ashtu Rita Ora sëmuret dhe detyrohet të marrë antibiotikë gjatë xhirimeve të filmit "Twist"

Kësaj here, Rita u shfaq duke pozuar me reçipeta dhe flokë të lagura, ndërsa dukej mjaft atraktive dhe provokuese pak para makijazhit.

“Tregojuni atyre që jam e zënë”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e këtre imazheve mjaft provokuese.

Kështu pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat atraktive, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në paraqitje të tilla. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/ Getty Images/Guliver)