Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, është përzgjedhur për të tretin vit radhazi si trajnere e “The Voice Australia”.
Ajo do të jetë në juri me Jessica Mauboy, Guy Sebastian dhe Jason Derulo, pas largimit të Keith Urban.
Krijuesja e hitit “Anywhere” ka shfaqur emocionet e saj pak ditë para nisjes së këtij spektakli.
Me fotografi të ndryshme nga xhirimet, biondja ka bërë të ditur se mezi po pret t’i shoh talentët e këtij viti.
“Unë po vij. Më pëlqen të jem në Australi, njerëz jeni shumë argëtues. Mezi po pres të shoh talentët e këtij viti”, u shpreh 32 vjeçarja.
Në këtë set fotografik, ajo vjen me një fustan ngjyrë portokalli në rozë si dhe një palë taka të tejdukshme.
Dukjen e kompletoi me një grim më të theksuar, doreza të ngjashme si dhe aksesorë ari.
Shfaqja është rikthyer për sezonin e 12-të, gjersa edhe këtë vit do të ketë talentë të shumtë e surpriza për shikuesit.
“The Voice Australia” do të nisë më 6 gusht në Channel 7 dhe 7plus. /Telegrafi/