Site icon Telegrafi

Rita Ora sjell një tjetër pozë atraktive nga pushimet në Turqi

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditë më parë njoftoi fansat se ka përfunduar turneun e koncerteve. 

Të fundit koncert ajo e mbajti në Berlin, derisa dhuroi një performancë të paharrueshme, duke thënë se ishte një ndër më të mirët përgjatë kësaj kohe, ku në mesin e shumë të pranishmëve kishte edhe shqiptarë.

Ndërkohë, biondja pas angazhimeve të shumta ka nisur disa ditë të mira pushimi dhe si destinacion të pushimeve të saj super luksoze ka zgjedhur Turqinë.

Kështu, në vazhdën e postimeve atraktive, ylli nga Kosova ka publikuar edhe një të ri në bikini, linjat trupore të së cilës janë për t’u pasur zili.

Rita e dëshmon edhe njëherë se përse është një nga femrat më të pëlqyera, marrë parasysh edhe karrierën e bujshme muzikore.

28-vjeçarja do të fillojë sërish me turneun e koncerteve të muajit shtator, ndërsa po punon edhe në projekte të tjera. “New Look” mbetet i fundit projekt i lansuar nga ajo dhe në kanalin zyrtar, YouTube, ka kaluar shifrën e nëntë milionë klikimeve. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Instagram)
Exit mobile version