Telegrafi

Rita Ora sjell një imazh tërheqës nga pishina, vë në pah dukjen e saj natyrale

(Rita Ora Foto: Getty Images)

Këngëtarja e njohur Rita Ora së fundmi pati një paraqitje të shkëlqyer në festivalin “Coachella”.

Ndërsa së fundmi, ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, dhe për ta bërë këtë ka zgjedhur destinacionin e Shën Jean-Cap-Ferrat, në Francë.

Rita Ora në “Coachella” (Foto: Getty Images)

Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft provokuese dhe atraktive në një pishinë.

Lexo po ashtu Rita Ora shkëlqen në fustanin e gjelbër, rrëmben vëmendjen me dukjen e saj atraktive në Berlin

Këngëtarja vë në pah bukurinë e saj natyrale, ndërsa prezanton edhe një nga tatuazhet në dorën e saj të djathtë.

Në “Coachella” Rita performoi këngën “It’s not me”, e cila ishte shkruar nga i dashuri i saj aktual Andrew Watt.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Mirëpo, këngëtarja Ora në një intervistë së fundmi për AOL Radio, tha se në kohën kur ishte shkruar kënga, Andrew nuk ia kishte dedikuar asaj. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)