Telegrafi

Rita Ora sjell momente të veçanta nga festivali “Rock In Rio”: Brazil, e ke gjithë zemrën time

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka performuar të dielën (11 shtator) në festivalin “Rock In Rio” në Brazil.

Ajo dhuroi një performancë të mrekullueshme teksa ka interpretuar disa nga hitet më të mëdha.

Në po të njëjtin koncert ka interpretuar edhe artistja tjetër e famshme, Dua Lipa, me të cilën Rita nuk është se ka ndonjë raport të mirë.

Megjithatë, autorja e hitit “Lonely Together” ka publikuar së fundmi disa momente të veçanta nga ky festival.

“Rock In Rio ke qenë i mahnitshëm. Ne me të vërtetë kemi ‘goditur’ Rion natën e kaluar”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Rita Ora tregon figurën e bujshme trupore në kostum argjendi shkëlqyes në festivalin "Rock In Rio"

“Ti ke gjithë zemrën time. Çfarë nate. Faleminderit shumë. Mezi po pres të kthehem sërish”, ka shkruar biondja.

“Rock in Rio”, i cilësuar si ngjarja më e madhe e muzikës dhe argëtimit në botë, u rikthye këtë vit, me koncerte të mbajtura në 2, 3, 4, 8, 9, 10 dhe 11 shtator.

Iron Maiden, Guns N’ Roses, Green Day, Justin Bieber, Demi Lovato, Gilberto Gil, Post Malone, Camila Cabello dhe Avril Lavigne ishin disa nga grupet dhe artistët kryesorë që interpretuan në festivalin e këtij viti. /Telegrafi/