Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vitin e kakluar i kishte befasuar të gjitha për festën Halloweenit.
Ajo kishte vendosuir të maskohej si kolegu i saj, Post Malone, i cili është një emër shumë i njohur në tregun botëror të muzikës.
Dukja dhe makijazhi i saj kishin qenë aq perfekt, saqë The Sun kishte bërë gafë, duke e ngatërruar imazhin e Ritës me atë të vërtetin të këngëtarit, duke publikuar një fotografi të sajën, në një lajm që e kishin shkruar për Post Malone.
Duke qenë në frymën festive të Halloweenit këtë vit, Rita ka vendosur të publikojë një sërë fotografish në rrjetin social Instagram, duke treguar se si kishte arritur të transformohej në kolegun e saj.
“Kthim prapa në Halloween, për tu bërë biri im Post Malone vitin e kaluar! Shiko procesin! Unë kurrë nuk e kam ndarë këtë më parë, kështu falë gjithë ekipit që i bëri të ndodhë e gjitha kjo!! Kush do të jem unë këtë vit?!”, ka shkruar Rita në Instagram.
Me këtë, ajo sikur la të kuptohet se po pretendon të maskohet sërish si një personazh i famshëm sivjet, gjë e cila mbetet për t’u parë. /Telegrafi/