Vikendin që lamë pas kudo në botë besimtarët krishterë festuan Krishtlindjet.
Shumë yje të njohur botërore uruan e festuan në mënyrë të ndryshme, e njëjtë ka vepruar edhe artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Këngëtarja e cila këtë vit festoi në Australi bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi, përmes Instagramit solli imazhe të ndryshme nga festimet.
Por, së fundmi, 31-vjeçarja postoi disa imazhe tjera të festës së Krishtlindjeve gjatë viteve.
Ndryshe nga ky vit kur ylli i muzikës festoi me disa foto në bikini, në postimin që bëri së fundi ajo shihet në mal, në një ambient të mbushur me dëborë, teksa ajo shijon edhe sikjimin.
“Disa kujtime Krishtlindjesh ndër vite..- Shpresoj që të gjithë të keni ndjerë pak ndjenjë dashurie këtë Krishtlindje”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.
Ndërkohë, kujtojmë që para festës së Krishtlindjeve, u raportua se regjisori pritet t’i propozoi këngëtares shqiptare me famë botërore. Mbetet për t’u parë nëse ka ndodhur një gjë e tillë. /Telegrafi/