Rita Ora ka qëndruar për disa orë në vendlindjen e vetë.
Këngëtarja shqiptare ka mbajtur mbrëmë një koncert në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.
E gjithë kjo në vigjiljen e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku ishin paraparë një numër i madh i aktiviteteve kulturore dhe artistike.
Bukuroshja jonë po vazhdon të sjell imazhe në rrjetet sociale prej qëndrimit në kryeqytetin kosovar.
Ajo së fundi ka publikuar disa fotografi mjaft provokuese të bëra në hotelin Swiss Diamond, të cilat duket se ishin realizuara para fillimit të koncertit.
Pas koncertit madhështor, Rita pati një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili i kishte dhënë me këtë rast edhe një dhuratë ndërsa ajo e ka falënderuar dhe ka treguar se kishin biseduar për të ardhmen e vendit.
Kujtojmë se pas përfundimit të koncertit të saj, Ora u dekorua me dekoratën presidenciale nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/