Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është ndër më të dashurat ndonjëherë.
Ajo tashmë është duke qëndruar në Sydney të Australisë, nga ku edhe po mban të azhurnuar fansat e saj.
Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka sjell disa imazhe tërheqëse që kishte realizuar.
Në disa prej tyre Rita shihej e veshur me bikini, teksa në rend të parë kishte vënë tiparet e formësuara trupore.
Ndërkaq në imazhe të tjera të shpërndara ajo shfaqte ushqimet, të cilat i shijonte ndërkohë.
“Ju uroj një javë të mbarë. Ju dua”. Ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit.
Kujtojmë se Ora gjatë qëndrimit në Australi është angazhuar në jurinë e “The Voice”. /Telegrafi/