Rita Ora i mban të përditësuar fansat e saj përmes rrjeteve sociale.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore numëron mbi 16 milionë ndjekës vetëm në Insatgram dhe aty sjell vazhdimisht imazhe të ndryshme.
31-vjeçarja të njëjtën gjë e ka bërë edhe së fundmi, teksa ka treguar se si ka shkuar një javë e saj duke pozuar në disa veshje të ndryshme.
Në imazhet e publikuara, Rita shihet tërë elegancë, teksa e njohur edhe për stilin e saj me shumë shije dhe unik, ylli i muzikë mahniti në secilën prej dukjeve.
“Si ka shkuar kjo javë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e postimi, në të cilin nuk munguan komentet e shumta.
Ndërkohë, kujtojmë që krijuesja e hitit “Let You Love Me” pas festave të fundvitit ka vazhduar me aktivitete dhe projekte të ndryshme muzikore.
Në anën tjetër Rita po shijon suksesin e këngës së fundit “Follow Me” që erdhi në bashkëpunim me DJ Sam Feldt. /Telegrafi/