Site icon Telegrafi

Rita Ora si një princeshë e vërtetë, duket tërheqëse me veshje të stilit të viteve 90′ në Paris

Ajo ka qenë shumë e zënë këtë javë duke marrë pjesë në Javën e Modës në Paris.

Rita Ora dukej e freskët të hënën në mbrëmje, kur ajo u nis për në një festë me një fustan elegant me dizajn interesant, duke marrë kështu një pamje shumë tërheqëse.

Këngëtarja 29 vjeçe, dukej zonjë në një fustan mini ndërsa largohej nga hoteli i saj në kryeqytetin francez, shkruan DailyMail.

Rita, e cila shpesh e ka cituar Gwen Stefanin si ikonën e saj të stilit, dukej elegante në stilin e viteve 90, me një dukje e cila i ngjasonte një princeshe.

Lexo po ashtu Sepse ajo është e lindur për skenën, Rita Ora shkëlqen në pasarelat e Javës së Modës në Paris

Ylli me prejardhje shqiptare kishte vënë një palë vathë vezullues, duke u bërë kështu edhe më tërheqëse.

Rita Ora këto ditë mori pjesë në pasarelën e markës së famshme “Miu Miu”, të martën në Paris.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” dukej tërheqëse me një fustan ngjyrë shampanjë, kombinuar me një palë doreza të kaltra.

Këto paraqitje të Ritës në Paris vijnë pak kohë pasi u raportua se ajo i dha fund lidhjes me aktori 23-vjeçar, Rafferty Law.

Ata filluan të takoheshin me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të filmit të përbashkët, “Twist”, ku ata të dy luajnë dy rolet kryesore.

“Por Rita ka kaluar kaq shumë kohë jashtë vendit tani dhe ata nuk po flasin aq sa dikur, e lëre më të bëjmë ato që bëjnë çiftet kur janë bashkë”, tha një burim për The Sun duke konfirmuar ndarjen e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version