Stili i saj i egër i ka dhënë statusin e mbretëreshës së modës.
Rita Ora rrëmbeu edhe një herë vëmendjen të martën pas daljes nga hoteli ku po qëndronte në New York, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
E veshur me një bluzë të guximshme ngjyrë rozë të ndezur, dhe kombinuar me një minifund të zi, Rita dukej si një ‘barbie’.
Rita dukej e ndjeshme në ansamblin e saj që po jepte një spërkatje të ngjyrave me bluzën rozë dhe disa detaje të strukturuara me shpatullat e mbuluara me pupla dhe pantallona të gjera me lëkurë të butë, duke i dhënë asaj gjithashtu një pamje seksi.
Këngëtarja shqiptare ishte “zemërthyer” në fillim të këtij muaji, kur u nda nga aktori i Hollywoodit, Andrew Garfield, 35 vjeç, pas një lidhje katër mujore.
Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” thuhet se është kthyer në krahët e ish-të dashurit tjetër, muzikantit Andre Watt.
Këtë e kanë thënë burimet e The Sun, teksa vet dyshja ende nuk janë prononcuar lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/