Site icon Telegrafi

Rita Ora si “nënadimreshë” këndon këngën e Krishtlindjeve

Rita Ora është një këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë po vazhdon me projekte muzikore si dhe perfomanca në koncerte të ndryshme.

Tashmë për festat e fundvitit jemi mësuar që artistët të sjellin këngë të reja që i dedikohen Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Por, biondina ka publikuar një video të veçantë në llogarinë personale në Instagram.

Ajo shihet duke kënduar këngën e famshme me rastin e Krishtlindjeve, ku shihet 27-vjeçarja e veshur si ‘nënadimreshë’.

Së fundi, David Guetta ka paralajmëruar se është duke bashkëpunuar me këngëtaren tonë, e cila nuk është hera e parë.

Ndryshe, Rita po vazhdon të shijoj sukseset e albumit më të ri të nxjerrë në shitje muajin e kaluar “Phoenix”. /Telegrafi/

Exit mobile version