Rita Ora tregoi tatuazhin e saj më të fundit teksa ndau një pasqyrë të javës së saj të parë të vitit 2024.
Këngëtarja 33 vjeçare, ka festuar në Vitin e Ri në New York, dhe nuk ka mundur t’i rezistojë vizitës në sallonin e saj të tatuazheve, shkruan DailyMail.
Rita hyri në Instagram të premten dhe ndau me fansat një fotografi të momentit kur ajo shtoi koleksionin e saj të gjerë të tatuazheve me një stilist shigjetash në parakrah.
Tatuazhi përmbante yje dhe shigjeta dhe ishte i ngjashëm me disa prej modeleve tashmë në duart e saj.
Interpretuesja e hitit “Anywhere” u shfaq gjithashtu duke bërë numrin ‘26’ dhe një kamë si tatuazh në duar.
Fotografitë e tjera treguan Ritën duke hedhur duart në ajër teksa po ecte nëpër një kalim në zebra me një pallto kamoshi ngjyrë kafe dhe duke u larë në pishinë.
Tatuazhi i parë që këngëtarja bëri ndonjëherë ishte një yll i vogël pranë belit të saj. Rita kujtoi vizitën e saj të parë në studio gjatë një bisede në ‘Heart Radio’.
“E para që mora është në një hapësirë ku mendova se prindërit e mi nuk do ta shihnin atë, e cila është vetëm në majë të zonës sime të ijeve. Unë dhe shoqja ime më e mirë e kemi bërë bashkë, dhe në thelb është një yll”.
“E mora vendimin kur ishte në të vërtetë i paligjshëm [pasi isha e mitur]. Unë përdora letërnjoftimin e motrës sime për të shkuar dhe për ta bërë atë”, tregoi Rita.
Koleksioni i tatuazheve të Ritës përfshin shkronjën R në arabisht, një trëndafil, një kafaz zogjsh dhe një balerinë.
Postimi i këngëtares në Instagram vjen pasi ajo u kritikua nga fansat në fillim të kësaj jave për promovimin e një skanimi MRI pa rrezatim i cili kushton 2,499 dollarë (2,280 euro), të cilin ‘shumica dërrmuese e njerëzve nuk mund ta përballojnë’.
Këngëtarja u kritikua pasi iu nënshtrua një skanimi novator ‘Prenuvo’, i cili siguron zbulimin e hershëm për më shumë se 500 lloje të kancerit dhe sëmundjeve. /Telegrafi/