Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndiqet nga miliona fansa.
Ajo publikon çdo ditë fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj, teksa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.
Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka treguar për fansat tatuazhin e ri që ka realizuar në trupin e saj.
Bëhet fjalë për dorën e saj të majtë, në të cilën ka shkruar fjalën “Power (Fuqi)”, me shkronja me ngjyrë.
Ky tatuazh i saj është pëlqyer shumë edhe nga fansat, teksa në trupin e këngëtares janë tashmë mbi 27 tatuazhe.
Rita përndryshe pritet të prezantohet në “Brit Awards” më datë 20 shkurt, ku garon për çmimin “Videoja muzikore e vitit”.
“Let you love me” dhe “For You” (bashkëpunim me Liam Payne), janë dy klipet muzikore që e kanë nominuar këngëtaren në këtë kategori.
E njëjta më pas në fillim të muajit mars, do të fillojë turin e saj botëror të koncerteve, për të promovuar albumin e saj më të ri “Phoenix”.
Ndërkohë, momentalisht, ajo është duke realizuar fushatën e saj reklamuese për markën e famshme botërore, “Escada”. /Telegrafi/