Telegrafi

Rita Ora, shqiptarja më e famshme në botë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila është me origjinë nga Kosova, Rita Ora është personi më i famshëm shqiptar që ndiqet në rrjetet sociale dhe duke e ditur fuqinë e tyre, pa hezitim mund të themi se është shqiptarja më e famshme në botë.

Rita që ka mahnitur të gjithë me zërin e saj të mrekullishëm, por që as nga bukuria nuk i mbetet asgjë mangu zërit, në Facebook ndiqet nga 5, 706, 104 adhurues.

Lexo po ashtu Rita Ora u pushua nga puna me një mesazh në Twitter

Rita në asnjë moment nuk heziton të flas për përkatësinë e saj kombëtare dhe të flas për vendin e saj. Ajo për të ndërkombëtarizuar sa më shumë Kosovën, ka bërë edhe një xhirim të një këngë të saj, ndërsa ka përformuar live edhe në Tiranë.

Dhe, duke u nisur nga këto, Rita mbetet lobuesja më e madhe e atdheut të saj, pasi fjalën e saj e dëgjojnë dhe e lexojnë brenda ditës miliona njerëz në mbarë botën.

Rita Ora ende është duke punuar në albumin e saj për treg amerikan. /Telegrafi/