Site icon Telegrafi

Rita Ora me shpinë ‘topless’ zbulon disa tatuazhe

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë është duke vazhduar me disa pushime pas koncerteve të shumta anembanë planetit tokë.

Ajo së fundi ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale duke sjell imazhe të ndryshme në llogarinë personale në Instagram.

Biondina ka publikuar disa fotografi mjaft provokuese, por që ka marrë pëlqime dhe komente pozitive të fansave.

“Vetë përkujdesje”, ka shkruar ndër të tjerash 27-vjeçarja teksa ka publikuar imazhin me shpinë të zbuluar gjersa mund të shihet në mënyrë të qartë tatuazhet.

Kjo nuk është hera e parë që Rita sjell fotografi provokuese pasi edhe në të kaluarën e ka bë një gjë të tillë.

Ndryshe, Ora është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version