Site icon Telegrafi

Rita Ora i shpëton për pak sulmit të armatosur nga një grup kriminelësh në Londër (Foto)

Të shtëna me armë janë dëgjuar në një nga distriktet e pasura të Londrës këtë pasdite (e mërkurë), pak minuta pasi aty pranë kaloi këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Forcat policore të armatosura menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, vend në të cilin kishte pasur të shtëna armësh nga dritarja e makinës së një grupi kriminelësh në rrugën “Notting Hill”.

Bukuroshja nga Prishtina për pak i shpëtoi këtij kaosi, i cili mund t’i rrezikonte jetën.

Në disa fotografi të siguruara pak momente pas ngjarjes nga Daily Mail, Rita është shfaqur e relaksuar teksa shijon një shishe ujë pas ngjarjes së tmerrshme.

Rita Ora i shpëton sulmit me armë nga një band kriminelësh në Londër.

Për fat të mirë, nga kjo ngjarje nuk është lënduar askush, gjersa është bërë e ditur se objektivi i personit që qëlloi me armë nga dritarja kishte qenë një nga ndërtesat e zonës.

Policia ka qëndruar në vendin e ngjarjes për të bërë të gjitha hetimet pas këtij sulmi në metropolin anglez.  /Telegrafi/

Exit mobile version