Telegrafi

Rita Ora shpërthen në lot për Aviciin gjatë koncertit – u thotë fansave se ai do duhej të ishte pranë saj

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka shpërthyer në lot në skenë gjatë koncertit të mbajtur mbrëmë duke u thënë adhuruese të saj se ajo është dashur të performonte me shokun e saj DJ, i cili bëri vetvrasje në moshën 28 vjeçare.

Këngëtarja e hitit “Anywhere” ka nderuar suedezin në Rize Festival në Chemsford duke kënduar këngën e tyre “Lonely Together”.

Rita nuk është aq e vetmuar për momentin sipas mediave angleze, pasi që ajo po shijon romancën me Andrew Watt.

Këngëtarja është parë në pushime me të dashurin e saj në Porto Corvo, ku ka treguar linjat nga jahti.

Në të njëjtin jaht me Ritën kanë qenë edhe aktorja e Avatar, Michelle Rodriguez dhe modeli Jordan Barret.

/Telegrafi/