Telegrafi

Rita Ora shpërndan 16 shpërblime të punuara prej saj: Kjo është mënyra e fitimit (Video)

Rita Ora është një prej këngëtarëve më të përfolura shqiptare.

Përveç se është këngëtare me famë ndërkombëtare, ajo është edhe imazh i veshmbathjeve sportive, Adidas.

Së fundi, Rita ka pohuar se do të ndajë 16 dhurata për festat e fundvitit të bëra prej dorës së saj, transmeton Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur këngëtarja përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook.

“A je anëtar i Adidas Avenue??? Fitoni 16 kuti (shpërblime) të bëra prej meje me veshje të veçantë”, ka shkruar Rita në Facebook. /Telegrafi/