Rita Ora është një prej këngëtarëve më të përfolura shqiptare.
Përveç se është këngëtare me famë ndërkombëtare, ajo është edhe imazh i veshmbathjeve sportive, Adidas.
Së fundi, Rita ka pohuar se do të ndajë 16 dhurata për festat e fundvitit të bëra prej dorës së saj, transmeton Telegrafi.
Kështu ka bërë të ditur këngëtarja përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Facebook.
“A je anëtar i Adidas Avenue??? Fitoni 16 kuti (shpërblime) të bëra prej meje me veshje të veçantë”, ka shkruar Rita në Facebook. /Telegrafi/