Telegrafi

Rita Ora shpërblehet me çmimin si artistja më e njohur ndërkombëtarisht në Kinë (Foto)

Rita Ora ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor. 

Por, ajo po vazhdon të korr suksese ndërkombëtare dhe të shpërblehet për arritjet në muzikë.

Ajo së fundi ka marr çmimin si artistja më e njohur ndërkombëtarisht në Kinë, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku ka bërë të ditur motra e këngëtares shqiptare Elena Ora, e cila ka publikuar një fotografi në llogarinë personale të Instagramit teksa shihet një statujë në formë mirënjohje.

Rita Ora njihet si këngëtarja ndërkombëtare më e njohur dhe më me influencë në Kinë.

Prishtinasja së fundi është ftuar prej shtetit kinez me rastin e ndarjes së çmimeve të muzikës. /Telegrafi/