Site icon Telegrafi

Rita Ora shkruan histori në top listat britanike, bëhet artistja femër me më së shumti këngë solo në Top 10

Rita Ora. Foto:Paul Zimmerman/Getty Images/Guliver

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po vazhdon të shijojë sukseset e saj në arenën ndërkombëtare të muzikës.

Ajo ka bërë të ditur se albumi i saj i ri, njëherësh i fyti në karrierën e saj, me titull Phoenix”, do të publikohet më 23 nëntor të këtij viti.

“Let you love me” mban titullin kënga e saj më e fundit, të cilën ajo e solli muajin e kaluar, ndërsa është pëlqyer shumë nga fansat e saj.

Rita Ora - Let You Love Me [Official Video]

Rita së fundmi është bërë pjesë e shumë top listave britanike dhe amerikane, në disa prej të cilave ka bërë histori.

Këngëtarja shqiptare ka hyrë në historinë e top listave britanike si femra me më së shumti këngë solo në top dhjetëshe.

Rita Ora (Foto: Paul Zimmerman/Getty Images/Guliver)

“Let You Love Me” u bë kënga e trembëdhjetë që hyri në top 10 e top listës britanike, duke u renditur në vendin e gjashtë.

E lumtur për këtë fakt, Rita vendosi që të reagojë përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu Rita Ora 'godet' sërish, pozon nudo në kopertinën e revistës "Clash"

“Nuk mund ta besoj këtë. Faleminderit të gjithëve. Unë kurrë nuk do ta harroj këtë ditë”, ka shkruar ndër të tjerash ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version