Site icon Telegrafi

Rita Ora shkon në festën e komunitetit LGBTI me fustan transparent

Rita Ora u shfaq me një tjetër stil të enjten, kur mori pjesë në festën e PRIDE të organizuar nga miku i saj, Jasin Morgan në Los Angeles së bashku me kolegen e saj të famshme, Demi Lovato.

Duke është përshtypjen sikur është nudo me të brendshme ngjyrë bezhë të veshura poshtë fustanit transparent, Rita dukej e shkëlqyeshme me flokët e saj të të kapura në stilin simite, shkruan DailyMail.

Demi, e cila pak javë më parë deklaroi se ka hequr dora nga gjinia duke u përcaktuar si asnjëanëse, kishte veshur një fustan me shirita, kombinuar me një palë çizme të larta të zeza dhe një xhaketë xhinse.

I pranishëm ishte edhe producentja 31-vjeçare e shumë hiteve, Jess Glynne – e cila dukej plot me elegancë e veshur me një fustan – si dhe Paris Jackson, 23 vjeçe, e cila kishte veshur një veshje bronzi të kombinuar me çizme ngjyrë kafe, këngëtari Sinead Harnett, 30 vjeç dhe aktorja Wallis Day, 26 vjeçe.

Ashley Benson, veshi një mini-fustan argjendi të ndezur, të kombinuar me taka ndërsa mbështeste dorën në shpatullën e nikoqirit të eventit, Vas Morgan.

Prezantuesi Vas, 32 vjeç, dukej i mprehtë i veshur me një këmishë rozë të zbehtë, të cilën e kishte veshur pjesërisht të zbërthyer, duke treguar koleksionin e tij mbresëlënës të tatuazheve në gjoks.

Ai kombinoi bluzën e tij me një palë pantallona të zeza dhe çizme lëkure të lëmuara.

Rita dukej në humor të mirë, ndërsa përsëri nuk nguroi të vite në pah dukjen e saj sensuale.

Fustani me përmbajtje transparente, e bënte atë të dukej më provokuese se asnjëherë tjetër, ndërsa me krenari tregon linjat e përsosura të trupit. /Telegrafi/

Exit mobile version