Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mahnitur fansat e saj me fotografitë e fundit të publikuara në rrjetin social Instagram, ku ajo shfaqet me një stil të rafinuar dhe të freskët.
Në imazhet e publikuara, Rita shihet e veshur me një fund të shkurtër të bardhë dhe një këmishë të shkurtër të bardhë, që e vë në pah barkun e saj të tonifikuar dhe elegancën e saj të natyrshme. Kombinimi minimalist dhe modern ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit e saj në mbarë botën.
Fotografitë janë realizuar në dyqanin e njohur “Bloomingdale’s” në New York, ku Rita ka vizituar për të parë nga afër një pjesë të dedikuar markës së saj, “Typebea”.
Kjo markë, e themeluar nga vetë këngëtarja, fokusohet në produktet për kujdesin e flokëve dhe ka fituar popullaritet për cilësinë dhe efektivitetin e saj.
“Pata kënaqësinë të ndalem në @Bloomingdales për të parë hapësirën e re të @typebea! Nuk munda t’i rezistoj një rutine të shpejtë për rritjen e flokëve duke përdorur pasqyrat e tyre”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e fotografive, duke ndarë me fansat momentin e veçantë.
Ky postim jo vetëm që vuri në pah stilin e saj të jashtëzakonshëm, por gjithashtu promovoi më tej markën e saj, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e Ritës për të shkëlqyer si artiste dhe si ndërmarrëse. Fansat e saj janë të emocionuar për çdo projekt të ri që ajo sjell, duke e mbështetur fuqishëm në të gjitha angazhimet e saj. /Telegrafi/