Site icon Telegrafi

Rita Ora shkëlqen në Verona të Italisë

on stage during the Echo Award show at Messe Berlin on April 12, 2018 in Berlin, Germany.

Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja jonë shkëlqeu gjatë fundjavës në koncertin e mbajtur para publikut shqiptar në Tiranë.

Me të përfunduar paraqitjen në kryeqytetin shqiptar, 27-vjeçarja ka udhëtuar drejt shtetin italian.

Edhe në qytetin e Veronës ka pasur një paraqitje fantastike teksa u vlerësua për veshjen setër e pantolla.

” Unë të dua Dolce&Gabbana. Ju falënderoj për këtë kostum mahnitës sonte”, ka shkruar ndër të tjerash Rita në llogarinë personale në Instagram.

Ora ka paralajmëruar koncertet të radhës anembanë globit gjersa kujtojmë se një të tillë e ka mbajtur më 17 shkurt në Prishtinë.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version