Rita Ora ndezi skenën të mërkurën mbrëma në koncertin e ‘Go Red For Women Red Dress Collection’ të American Heart Association në New York City.
Ngjarja cilësohet si përhapja e fjalës për vrasësin më pjellor të grave në Amerikë – sëmundjet e zemrës.
Artistja 32-vjeçare e muzikës pop shfaqi talentin e saj muzikor duke kënduar live një sesion këngësh të saj, gjersa ishte veshur me një fustan të kuq.
Veshja e saj e ekspozuar ishte pothuajse e tejdukshme, duke e lejuar atë të shfaqte këmbët e saj të holla ndërsa përndiqte skenën.
Ritës iu bashkua një gamë interpretuesish rezervë për koncertin e saj të fundit, i cili vjen pas publikimit të këngës së saj më të re “You Only Love Me”.
Më herët në mbrëmje ajo parakaloi në tapetin e kuq me një fustan shumë më konservator, por ende të ndritshëm dhe me ngjyrë të kuqe.
Ajo vuri në pah fizikun e saj të tonifikuar për t’u pasur zili në një fustan të kuq të ngjitur për trup me mëngë të gjata.
Rita, e cila ka lindur në Prishtinë të Kosovës, dukej magjepsëse në këtë mbrëmje.
Duke mprehur tiparet e saj të fytyrës me një makijazh të theksuar, ajo i dha pamjes edhe më shumë shkëlqim me një palë vathë delikate.
Flokët e saj bionde ishin kaçurrela ishin lënë në valëzime të lirshme.
E mërkura ishte ditë mjaft e zënë për Ritën, e cila gjithashtu ishte planifikuar të performonte këngën e saj të re në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon” atë ditë.
Edhe pse ‘Go Red For Women’ prezantoi koncertin e së mërkurës, ngjarja filloi nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, “The Heart Truth”.
Të ftuarit e famshëm që u shfaqën në skenë në koncertin e vitit të kaluar përfshinin: Garcelle Beauvais, Vivica A. Fox, Christina Milian dhe Star Jones.
Çdo vit ‘Go Red For Women’ zbulon një grup ‘Grash të vërteta’ të zgjedhura nga e gjithë Shtetet e Bashkuara për të qenë ambasadorët e tyre.
Klasa e këtij viti përbëhet nga 12 gra me prejardhje të ndryshme, të cilat të gjitha i kanë mbijetuar ose goditjeve në tru ose sëmundjeve të zemrës, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës. /Telegrafi/