Rita Ora edhe një herë ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e radhës të saj.
Bukuroshja shqiptare ishte prezente në para-festën e Grammy Awards organizuar nga Clive Davis.
Në këtë para-festë ishin të ftuar emra të njohur të skenës muzikore botërore, në vigjilje të ngjarjes më të madhe muzikore.
Rita zgjodhi një fustan të bardhë ne Jason Rembret, kurse ajo mahniti të gjithë me sharmin e elegancën, duke qenë bjondja më e bukur e mrëmjes.
Rita Ora nuk është e nominuar për asnjë çmim në Grammy, por të nominuara janë Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Ceremonia e 61-të e Grammy Awards mbahet mëngjesin e të hënës sipas kohës tonë. /Telegrafi/