Site icon Telegrafi

Rita Ora shkëlqen në të bardha dhe flokët e shkurtra, gjatë një dalje në New York

Këngëtarja Rita Ora, 33 vjeçe, dukej mahnitëse në daljen e saj teksa veshi një xhaketë të madhe të përshtatshme dhe një kostum të bardhë elegant.

Kompleti i saj shik me të cilin u shfaq në qytet, i pasqyroi figurën e saj të hollë trupore, ndërsa i shtoi disa centimetra shtesë në gjatësi me taka të hapura të përputhshme.

Me flokët e saj të prera shkurt, interpretuesja e hitit “Poison” zgjodhi të kompletojë pamjen e saj me një palë vathë të argjendtë, shkruan DailyMail.

Këngëtarja gjithashtu kishte vendosur një zinxhir të hollë argjendi dhe një buzëkuq të kuq të shkëlqyeshëm ndërsa dukej vezulluese në daljen e saj në qytet.

Rita u shfaq në New York City me pamje të re të prerjes së flokëve, pasi hoqi dorë nga flokët e gjatë të verdhë për një pamje të re në stilin bob.

Këngëtarja publikoi disa ftografi të bukura në Instagram ku shfaqej me pamjen e re të prerjes së saj të re duke pozuar përpara kamerës më herët gjatë javës.

Rita falënderoi 16 milion fansat e saj në Instagram për mbështetjen e tyre në këngën e saj më të re “Shape Of Me”, e cila është një bashkëpunim me artistin australian-amerikan të muzikës country, Keith Urban.

Ajo shkroi: “Faleminderit për të gjithë dashurinë për versionin e ri të ‘Shape Of Me’ me Keith Urban!! Ju e keni bërë këngën edhe më të veçantë dhe unë nuk mendova se kjo ishte e mundur”.

Kënga “Shape Of Me” e cila ka dy versione, një me Keith dhe një solo, është pjesë e albumit të tretë të Ritës, “You & I”, i cili u publikua në vitin 2023.

Ndërsa së fundmi, këngëtarja e lindur në Prishtinë publikoi edhe një bashkëpunim të ri me DJ Gryffin, të titulluar “Last Of Us”. /Telegrafi/

Exit mobile version