Telegrafi

Rita Ora shkëlqen në “The Secret Garden”

Rita Ora (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, mbrëmë ka qenë e pranishme në një eveniment humanitar në Zvicër.

Ajo ka mahnitur me pamjen e saj në “The Secret Garden” duke e marrë vëmendjen e të pranishmëve.

E veshur me një fustan të zi që i kishte vënë në pah këmbët seksi, Ora dukej tejet në formë si në çdo paraqitje tjetër.

“The Secret Garden ishte natë magjike. Faleminderit e mrekullueshmja Nata Supernova, donatorët dhe partnerët për mbledhjen e fondeve për fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe për ndërgjegjësimin për këtë kauzë të rëndësishme”, ka shkruar ndër të tjerash Ora.

Biondja 28 vjeçare, po ashtu është duke e shijuar suksesin e albumit të fundit “Phoenix” ku gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë me koncerte në vende të ndryshme.

Ajo ditë më parë u zgjodh edhe këngëtarja më e katërt në botë duke e lënë pas edhe Dua Lipën. /Telegrafi/