Është një prej serive më atraktive të filmit të të gjitha kohëve, që flet për një romancë të jashtëzakonshme.
Dhe, Rita Ora nuk kishte si të mungonte duke u shfaqur si një engjull për premierën e filmit Fifty Shades Freed që u mbajt të martën mbrëma në Paris.
Këngëtarja shqiptare e cila ka xhiruar videoklipin me këngën që është shfrytëzuar në këtë film në bashkëpunim me Liam Payne, u shfaq si një engjëll mbi tokë teksa tregoi pa suetjena, bukurinë dhe linjat e saj trupore.
Veshja fantastike e Rita Orës nuk kishte si të kompletohej pa një qafore tejet të bukur.
Këngëtarja 27 vjeçare u shfaq plot stil duke rritur gjatësinë me takat e larta, kurse kjo nuk është hera e parë që ajo është e lidhur me këtë seri të filmit të inspiruar nga romanet e E.L. James.
Rita edhe më parë ka pasur rol mbështetës në Fifty Shades of Grey, duke luajtur në rolin e motrës së Christian Grey, Mia Grey.
Premiera e filmit “Fifty Shades Freed” mund të përjetohet në Cineplexx më 8 shkurt, dhe tashmë raportohet për rekord të biletave të shituar. /Telegrafi/