Rita Ora ka treguar edhe një herë pse është një prej femrave më atratkive në gjithë botën.
Është paraqitja e saj më e fundit në Wilshire Ebell Theatre, ajo që ka tërhequr vëmendjen me parakalimin e saj në tapetin e kuq.
Bukuroshja shqiptare mori pjesë në tapetin e kuq të Trailblazers Honors.
Ajo në këtë ngjarje nga VH1 performoi edhe këngën “SoulSurvivor”.
Ceremonia prestigjioze që nderon politikanët, artistët, aktivistët dhe ikonat që kanë dedikuar kohën për fuqizimin e femrës kështu ka edhe vulën e Ritës në të.
Për grimin e Ritës është përkujdesur Kathy Jeung, për flokët Sami Knight, kurse stilist është Jason Rembret.
Rita Ora së fundmi u zbulua se pati një lidhje me Andrë Garfield, aktorin e njohur i cili vendosi t’i japë fund relacionit romantik me Ritën për shkak se nuk arriti të përballonte famën e saj. /Telegrafi/