Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë mbrëmë (e shtunë) e pranishme në mbrëmjen e organizuar nga UNICEF në Capri të Italisë.
Ajo ishte e ftuar si ambasadore nderi e organizatës së famshme në botë, e cila tanimë zhvillon aktivitetin e saj në ndihmë të fëmijëve.
29 vjeçarja, e cila shquhet për vokalin e veçantë, interpretoi disa nga hitet e realizuara ndër vite në koncertin e organizuar nga UNICEF.
E pranishme në këtë eveniment përkrah Ritës, ishte edhe e ëma e saj, Vera bashkë me të motrën, Elenën.
Ylli shqiptar duket se kishte një përkrahje mjaft të madhe nga e ëma, e cila vazhdon të qëndrojë prapa çdo suksesi të saj.
“Evenimenti i parë dhe me tapet që nga izolimi. Një kënaqësi e madhe dhe faleminderit Unicef që më keni ftuar sërish këtë vit si një interpretuese dhe ambasadore. Jam shumë krenare për gjithë punën që po e bëni”, ka shkruar ajo.
Duke mos lënë anash pamjen e saj mbresëlënëse, Rita po ashtu mori gjithë vëmendjen me ‘look-un’ atraktiv në fustanin transparent.
Theksojmë që biondja javë më parë, mbajti një koncert live në Instagram bashkë me UNICEF-in, ku u dhuruan donacione për të ndihmuar fëmijët e prekur nga kriza e coronavirusit. /Telegrafi/